Futboll Sport

LAJM I KEQ PËR ORGES SHEHIN/ Tirana duhet të bëjë pa shërbimet e yllit të ekipit ndaj Egnatias

Tirana pritet të ketë goxha kohë për sfidën me Egnatian. Kështu, trajneri Shehi ka një lajm të mirë dhe një të keq.

Në skuadër kthehet Ardit Toli i cili lë pas pezullimin, ndërsa nuk do të luajë Taulant Seferi për shkak të kartonëve.

Në sfidën me rrogozhinasit, me sa kuptohet, Toli do të ndërrohet kokë më kokë me Seferin, por ka edhe një plan B me Gjumsin ose Hotin që të luajnë nga minuta e parë.

Kujtojmë që Tirana vjen pas pesë fitoreve dhe një barazimi, duke grumbulluar 16 pikë nga 18 të mundshmet. Bardheblutë i kanë mundur rrogozhinasit në një takim, ndërsa në një tjetër kanë dalë në barazim.

Tirana duhet të ketë kujdes kartonët, sepse pas Egnatias luan me Kastriotin, Laçin dhe Teutën, para se të shkojë te sfida derbi me Partizanin.

Related posts

Lajmi konfidencial/ ZIDANE donte të LARGOHEJ që në shkurt nga REALI, sepse nuk…

Isa.Autor

SKANDALI/ Tensione dhe incidente, ja kur ka nisur “përplasja” mes Laçit dhe Partizanit…

Delo.autor

ZHYTEN NË KRIZË TË THELLË REZULTATESH/ “Djajtë e Kuq” mposhten nga Bournemouth

Delo.autor

Leave a Comment