Futboll Seria A Sport

“PLOTËSOJNË NJËRI-TJETRIN”/ Di Canio kurorëzon dyshen sulmuese më të mirë në Serie A

“Corriere dello Sport” hapet sot në faqen e parë me një intervistë të Paolo Di Canio, që titullohet: “Dzeko-Lautaro, dueti sulmues më i mirë”. Ish-sulmuesi analizon çiftet e lojtarëve të mëdhenj dhe vendos në “pole” dy zikaltrit:

“Inzaghi ka dy sulmues që plotësojnë njëri-tjetrin. Te Juventusi nuk mendoj se Morata mund të bëjë sulmuesin e dytë. Milani? Varet shumë nga Ibra. Napoli është ‘ok’ me Lozano-Insigne.

Ja si konceptohej dikur perfeksioni për sulmin: një i gjatë dhe dominues, një i shkurtër dhe i lëvizshëm. Këtu gjejmë alkiminë, pikërisht në nivelin e lojës.

Dzeko di të jetë i rafinuar edhe si mesfushor-sulmues, kur pozicionet mes rreshtave, ndërsa Lautaro sulmon në thellësi. Dy sulmuesit e parë që lëvizin automatikisht njëri me tjetrin”.

Related posts

REZULTATE NEGATIVE NË KAMPIONAT/ Kërkon të marrë në stol De Biasin klubi i Serie A…

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Është në skadencë kontrate, skuadrat e mëdha italiane në sulm për bomberin e Atletico Madrid

Delo.autor

“ËSHTË MOMENTI QË EKIPI TË RINGRIHET”/ Flet mesfushori Telushi: Duhet të shohim përpara…

Delo.autor

Leave a Comment