Futboll Seria A Sport

SKANON “DERBIN E MADONINËS”/ Vieri: Lautaro si “vrasës”, Leao si rrufeja. Nuk ka kalkulime kësaj here

Bobo Vieri ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ku ka folur edhe për derbin mes Interit e Milanit, të planifikuar për të shtunën: “Lautaro është ‘vrasës’, thjesht i mungon vazhdimësia. Leao është si rrufeja, nuk e dini ku është dhe çfarë do të bëjë.

Ky është derbi i adrenalinës, e sigurt që do të luhet pa kalkulime. Nëse Interi fiton, i jep një goditje të gjithë kampionatit, por Milani ka shansin t’i rikthejë presionin. Rezultati në këtë kohë peshon”.

Vieri analizoi edhe kalimin e Vlahovic te Juve: “Tani Allegri nuk ka më justifikime. Juventusi bëri një goditje të madhe, të pabesueshme. Dhe kjo është vetëm falë Agnelli. Lojtari ka zgjedhur një nga skuadrat më të rëndësishme në botë.

Tani Allegri duhet ta lërë Juventusin të luajë. Mjaft, loja e treguar deri më tani nuk pranohet. Ai e kritikon shpesh Agnelli, por dy vite më parë mori mbrojtësin më të mirë në botë, De Ligt. Vitin e kaluar mori Chiesa, pagoi shumë para për të.

Tani merr Vlahovic për 75 milionë euro. Këto janë të rinjtë shumë të fortë dhe të gatshëm për të luajtur. Juventusi duhet të luajë për të fituar dhe për të bindur. Morata është një lojtar i madh, po jua them.

Dhe në fakt kush e dëshironte atë? Barcelona e Xavi. Tani do të shohim nëse Allegri është në lartësinë e detyrës për të drejtuar këtë ekip. Juventusi nuk mund të presë dy ose tri vite për të luftuar për titullin. Nuk ka më justifikime”.

Related posts

Shtatë kuriozitete, që do t’ju habisin në këtë Champions League

Sadik.Autor

MERRET VENDIMI/ Gati ndryshimi i orareve në Serie A, ja kur pritet të nisin ndeshjet

Delo.autor

KËRKOHEJ NGA MILAN NË MERKATON E VERËS/ Trajneri Scaloni: Ka shumë cilësi. Në stërvitje jep maksimumin dhe…

Delo.autor

Leave a Comment