Futboll La Liga Sport

PRAPASKENA E BUJSHME/ Sergio Ramos i bëri presion Real Madrid-it me rrogën e Pique

Mediat spanjolle kanë zbuluar një prapaskenë interesante që çoi në divorcin mes Serxho Ramosit dhe Realit të Madridit. Ish-kapiteni i “Los Blancos” vendosi të linte Madridin në verë për të shkuar te PSG-ja, por fillimisht ai kishte menduar rinovimin me gjigantët spanjolle.

Sipas gazetës katalanase “Sport”, Ramos tentoi deri në fund të qëndronte te Reali, madje duke i bërë presion klubit “merengues”. Serxho Ramos kishte mësuar pagesën që Barcelona i kishte ofruar Zherard Pikesë dhe i kishte kërkuar presidentit Perez të njëjtën pagë për të rinovuar me klubin madrilen. Bëhet fjalë për një pagë që arrinte 28 milionë euro në sezon.

“Nëse Pike fiton kaq shumë, po kaq dua dhe unë për të qëndruar”, i pati thënë Ramos Realit, por pa mundur ta bindë klubin e tij.

Related posts

Derbi i Liverpool-it nuk mbyllet brenda ’90, Firminho akuzohet për sulm racist

Q.Autor

MERKATO E VERËS/ Milani synon Papu Gomez pa shpenzuar para, ja strategjia…

Delo.autor

I shënoi gol Anglisë në minutën e fundit në Botëror, e kërkon ekipi i Premier League

Isa.Autor

Leave a Comment