Albanian Stars Futboll Sport

Panucci nuk trembet, shpalos objektivin e ri të Kombëtares së Shqipërisë

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, ka folur nga Italia në lidhje me një sërë çështjesh. Numri një i stolit analizoi për “Sky Sport” momentin që po kalon te skuadra shqiptare, por nuk nguron të flasë dhe për finalen e Champions, atë ndërmjet Real Madrid-it dhe Liverpool-it. Italiani i beson stolin e Kombëtares, trajnerit me eksperiencë, Roberto Mancini.
Shqipëria – “Unë punoj në një Federatë shumë serioze. Kam një ekip të mirë. Kualifikueset për të arritur Evropianin janë shumë të fortë, por ne mund t’ia dalim mbanë. Jam i lumtur me ekipin e Shqipërisë, që nga marrëdhëniet me presidentin dhe me grupin e punës gjithçka funksionon në mënyrë perfekte”.
Stoli i Italisë – 
“Mancini ka një eksperienca të mëdha të akomoduar në të gjithë botën. Ai e di mirë ligën italiane, dhe është një trajner shumë praktik për ekipin kombëtar. Nëse do të merrte Mancinin, Italia do të bënte zgjedhjen e duhur, pasi do të merrte një trajner të aftë. Ai ka bërë mirë në karrierën e tij”.


Finalja e Champions-it – “Preferoj që ta fitojë Real Madridi. Do të jetë e vështirë, pasi nëse i jepen hapësira Liverpool-it, atëherë anglezët të ndëshkojnë”.
Titulli i Italisë – “Sarri e ka pranuar dhe vetë se Juventusi është më i fortë.  ‘Zonja e vjetër’ ka një buxhet që është superior ndaj të gjithë klubeve të tjera, ata janë më të fortit dhe kanë fituar ndër vite”.
Roma – Juventus – “Unë pres një ndeshje të fortë. Roma do që të vazhdojë këtë moment të mirë, ka krijuar një imazh pozitiv, por Juve do që të mbyllë llogaritë. Pres një ndeshje të bukur dhe spektakolare “.
Di Francesco – “
Marrja e ekipit pas largimit të Spallettit nuk është e lehtë dhe është e vështirë të krijosh profilin tënd. Di Francesco e bëri me një punë të jashtëzakonshme. Jam shumë i lumtur për të. Ai është një person serioz”, – përfundoi Panucci.

Related posts

KËRKOHEJ NGA CONTE/ Arsenal gati të “rrëmbejë” mbrojtësin francez…

Delo.autor

LIVE/ Manchester City-Leicester, Kompany kalon “Qytetarët” në epërsi

Delo.autor

LIVE/ La Liga: Po luhet ndeshja Real Madrid-Granada. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment