Futboll Seria A Sport

SERIE A 2021-2022/ Ja kush e fiton titullin dhe kush bie nga kategoria…

Seria A 2021/22 është një nga kampionatet më të luftuar të viteve të fundit: kur kanë mbetur akoma edhe 12 javë për t’u luajtur dhe shtatë skuadra në hapësirën e 15 pikëve (në momentin që është shkruar lajmi), historia e këtij kampionati është akoma e tëra për t’u shkruar.

Por nuk është kështu për algoritmet e FiveThirtyEight, faqja e njohur amerikane që merret me analiza dhe sondazhe, që ka zbuluar skuadrën që ka më shumë mundësi të fitojë mes të mëdhave të kampionatit italian.

Sipas llogaritjeve të ekspertëve, do të jetë përsëri Inter-i që do të më triumfojë, me 69% të mundësive. Pas zikaltërve vjen Milan-i (19%) dhe Napoli (10%). Jashtë podiumit Juventus-i, që, pavarësisht blerjes së Vlahovic, është ndalur në 1% të mundësisë për të fituar në fund të sezonit.

Shumë më i mundshëm kualifikimi në edicionin e ardhshëm të Champions League për bardhezinjtë, që jepet në 53%. Do të luftojë për vendin e katërt me Atalanta-n, që është vetëm një pikë larg në përqindje.

Në vendin e gjashtë dhe të shtatë do të jenë Lazio dhe Roma, respektivisht me 9% dhe 4% të shanseve për të luajtur në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.

Për sa u takon pozicioneve të fundit të renditjes, jepen si favorite për të rënë nga kategoria Salernitana (97%), Genoa (94%) dhe Venezia (39%).

Related posts

Inter përgatit lëvizjen shokuese për mesfushorin e Real Madridit

Sadik.Autor

Bllokadë kundër Putinit, a rrezikon të bojkotohet Botërori i Rusisë

Q.Autor

ARSENAL-LEICESTER/ “Topçinjtë” kërkojnë të rikthehen tek fitorja (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment