Futboll Seria A Sport

SFIDA DERBI NDAJ MILAN PËR COPPA ITALIA/ Inzaghi: Do të jetë betejë, ja çfarë mund ta bëjë diferencën

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, në kuadër të ndeshjes së parë të raundit gjysmëfinal të Kupës së Italisë, që do të zhvillohet nesër, foli për “SportMediaset” se si do të përballet skuadra e tij me Milanin:

“Do të jetë një betejë ku të gjithë do të përpiqen të mbizotërojnë mbi tjetrin, por në të njëjtën kohë do të jetë një ndeshje, në të cilën aspekti mental dhe motivues do të bëjnë diferencën.

Do të jetë një vitrinë e bukur për qytetin e Milanos, por fokusi ynë duhet të mbetet te fusha e blertë dhe performanca. Është normale që të shënosh një gol jashtë fushe do të ishte shumë e rëndësishme.

Si mund të bëjë Interi, për të rifilluar pas periudhës jo të mirë? Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje, duke u përpjekur të rikuperojmë energjitë fizike dhe mendore, pa u shqetësuar se çfarë do të ndodhë më pas. Për mendimin tim, kjo është mënyra e vetme për t’u rikthyer në më të mirën tonë”.

Related posts

KLASIKJA ITALIANE/ 200 vende, 473 milionë dhe 1 rekord për Milan-Juventus

Isa.Autor

FITORJA E KATËRT RADHAZI/ Laçi mposht Egnatian me përmbysje falë dyshes Zarubica-Guindo

Delo.autor

FINALJA NË TIRANË/ Rrëfimi i Kumbullës: Jam i emocionuar. Duhen ndonjëherë disa shpulla, për t’u zgjuar

F.autor

Leave a Comment