Futboll Sport

SFIDA EUROPA LEAGUE NDAJ BARCELONA-S/ Pedri: Kjo është frika jonë, shpresoj që ai të mos jetë në formë

Barcelona-Napoli do të jetë një përballja e madhe e playoff-eve të Europa League. Në lidhje me këtë super sfidë ka folur në konferencë për shtyp edhe ylli i katalanasve, Pedri.

“Na tregohen shumë imazhe të kundërshtarëve, edhe pse nuk kemi shumë kohë për t’i përgatitur ndeshjet. Duhet të bëjmë kujdes për lojtarë si Insigne, më pas është Osimhen në kundërsulm, kjo është frika, por jemi Barça dhe duhet të kontrollojmë lojën dhe të bëjmë kujdes”, ka thënë Pedri.

“Duam ta fitojmë Europa League. I ftoj tifozët e Barçës të vijnë në stadium për ndeshjen e së enjtes. Do të japim gjithçka: është si një finale e parakohshme. Fabian Ruiz? Nuk kam folur me të. Do t’i flas para ndeshjes, por shpresoj që të mos jetë në formë”, ka përfunduar mesfushori i katalansve duke qeshur.

Related posts

NUK FALIN GJERMANËT/ Sulmoi me BOMBË autobusin e Borusias, klubi kërkon t’i…

Isa.Autor

Gara për Champions, Spalletti lutet të mos hyjë dhe Milani

Sadik.Autor

Klopp: Reali i Madridit skuadër fenomenale, por na mjafton një shans për të fituar

Sadik.Autor

Leave a Comment