Futboll Seria A Sport

PAS ZYRTARIZIMIT TË BALOTELLIT/ Marseille nuk ndalet në merkato, kërkon mbrojtësin e Seria A…

Skuadra e Marseille, që sot zyrtarizoi blerjen e sulmuesit italian Mario Balotelli, nuk do të ndalet këtu. Sipas mediave franceze, skuadra e trajnerit Rudi Garcia kërkon edhe një mbrojtës dhe si objektivi kryesor është Medhi Benatia. Mbrojtësi maroken është vënë në shënjestrën e disa skuadrave ditët e fundit të merkatos së janarit.

Benatia, 31 vjeç, ndodhet që prej viti 2016 te Juventusi, por gjithnjë është aktivizuar me pikatore nga trajneri Max Allegri. Ekipet e Schalke 04 dhe Arsenal kanë shfaqur interes për të, por Marseille duket në “pole” për të marrë shërbimet e mbrojtësit. Trajneri Rudi Garcia e njeh mirë lojtarin, të cilin e ka patur një vit te Roma, ndaj kërkon që ta sjellë me çdo kusht në League 1.

Related posts

Barcelona – Real Madrid, statistikat e përballjes, ja kush ka fitore më shumë

Sadik.Autor

“GARDIANI” NUK KA NDËRMEND TË DORËZOHET/ Buffon-Juventus, vendoset përfundimisht për të ardhmen

Delo.autor

SITUATA E KORONAVIRUSIT TEK LAZIO/ Habit presidenti Lotito: Edhe në vag*nën e femrës ka…

Delo.autor

Leave a Comment