Futboll Ligue 1 Sport

“SHKOVA TEK MJEKU DIREKT…”/ Pochettino tregon incidentin pas golit të Mbappe ndaj Realit (VIDEO)

Paris Saint-Germain ka fituar ndeshjen e parë të një përballjeje të shumëpritur ndaj Real Madridit dhe ka një eufori të madhe në kryeqytetin francez. Goli i Kylian Mbappé në fund të ndeshjes shpërtheu stadiumin Parces de Princes dhe i dha PSG-së një fitore të merituar ne turnin me eliminim direkt të Champions League pas një ndeshje të dominuar nga francezët…

Gëzimi i pushtoi të gjithë në ato momente, sepse askush nuk dukej se e besonte më se mund te zhbllokohej situata. Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino brohoriti me krahët në ajër pasi pa topin të kalonte pas kraheve te Courtois dhe në konferencën për shtyp pas ndeshjes kur u pyet për reagimin e tij pas golit të Kylian Mbappe zbuloi një detaj që askush nuk e kishte vënë re në ato momente…

Trajneri argjentinas tha se mori një goditje në hundë gjatë ngazëllimit të djemve të tij dhe iu drejtua mjekut të skuadrës pariziene për të kuptuar situatën e tij: “Ndjeva dy gjëra. Së pari gëzimin dhe më pas Paredes që më dha goditje ne hundë me gjoksin e tij.

Mendova se ma kishte thyer hundën. Më duhej të shkoja te mjeku për t’i thënë se mendoj se më theu hundën. Kjo është ajo që ndjeva: gëzim dhe më pas ma thyen hundën….”.

Trajneri i PSG-së analizoi edhe paraqitjen e djemve të tij në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, ku francezët dominuan në një pjesë të madhe, por nuk arritën të kuptonin epërsinë e tyre:

“Ishim mirë në fushë dhe luajtëm. me mire te vazhdojme te provojme deri ne fund.Kemi pasur nje loje te mire dhe jam i kenaqur me paraqitjen.Rikthimi?Nuk mund te mos flasim per kete loje, eshte e hershme te flasim per nje ndeshje qe do te luhet ne 3 javë”.

Related posts

ZBULOHET E ARDHMJA E “JASHTËTOKËSORIT”/ Firma çështje ditësh, Messi nis bisedimet me Presidentin e klubit…

Delo.autor

ZYRTARE/ Futbollisti i Interit transferohet në Premier League tek Aston Villa. Ja detajet…

Delo.autor

Messi është i lirë të largohet nga Barcelona në rast të shpalljes së pavarësisë së Katalonjës

dori.autor

Leave a Comment