Sport Të tjera

POLEMIKAT PËR ABUZIMIN SEKSUAL NGA NJË ZYRTAR KINEZ/ Reagon tenistja Shuai: Ja si qëndron e vërteta

Peng Shuai u bë temë nëpër media, pasi tenistja e famshme u përfol se ishte ngacmuar seksualisht nga  ish Zëvëndës-Kryeministrin kinez, Zhang Gaoli. Megjithatë sportistja ka folur rreth kësaj teme dhe ka sqaruar çdo gjë për publikun.

Në një intervistë për prestigjiozen franceze “L’Equipe”, 36 vjeçarja tha se gjithçka ka qenë një keqkuptim.

“Kurrë nuk kam thënë se jam përdhunuar dhe nuk i jam shmangur kësaj gjëje. Vetëm se kam marrë shumë mesazhe, të cilave nuk mund t’i ktheja të gjithave përgjigje. Por gjithmonë kam qenë në kontakt me shoqërinë dhe familjen. Gjithashtu dhe me kolegët e mi.”

“Unë nuk u shoh shumë informacionet që vijnë sepse nuk lexoj anglisht. I falënderoj të gjithë por nuk mendoja se do të shqetësoheshin kaq shumë. Mesazhi ka qenë një keqkuptim dhe e fshiva sepse doja. Ndjenja, sporti dhe politika janë gjëra të ndryshme. Jeta ime është e njëjta, unë jam një vajzë e thjeshtë.”

Në fund të intervistës tenistja tha se dëshironte të mbyllte karrierën.

Related posts

ZHBLLOKOHET NË CHAMPIONS/ Falë një asist nga “Pleshti”, Griezman nuk falë ndaj Dortmund (VIDEO)

Delo.autor

MILAN I PAPËRMBAJTSHËM/ Bonaventura realizon me klas dhe ngre në peshë tifozët (VIDEO)

Delo.autor

“MAGJIA” NGA DE ROSSI/ Goli i i tij “eliminon” Boca Juniors (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment