Futboll Shqipëri Sport

I SHËNOI DY GOLA OLYMPIACOS/ Gjimshiti: Rivaliteti Greqi-Shqipëri ekziston prej kohësh

Berat Gjimshiti shpreson që të jetë përsëri vendimtar këtë javë për Atalantën, në ndeshjen që skuadra e tij luan kundër Olimpiakos. Një javë më parë, mbrojtësi kuqezi u kthye në bomber përballë grekëve, duke shënuar 2 herë ndaj tyre në fitoren 2-1 në Ligën e Europës. Jo rastësisht, klubi zgjodhi sot atë të shfaqej para mediave dhe pyetjet nisën pikërisht me rivalitetin mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Rivaliteti ekziston prej kohësh, por nuk ka të bëjë me futbollin. Unë nuk futem në temat e politikës” tha Gjimshiti para kamerave, teksa foli pastaj për sfidën që pret skuadrën e tij.

“Bomber? Jam i lumtur mbi të gjitha për ekipin, por tani duhet të mendojmë për ndeshjen e nesërme. Do të jetë një sfidë shumë e vështirë, ndeshja e nesërme do të jetë e ndryshme, ata janë mësuar të luajnë një futboll ofensiv, do të luajnë në mënyrë më agresive se sa në Bergamo.

Është normale që kemi folur mes nesh, mundohemi gjithmonë të bëjmë më mirë, që të kuptojmë çfarë të bëjmë që të mund të fitojmë.

Roli i ri në krah? Sigurisht që më pëlqen, por pikë së pari jam mbrojtës. Pastaj kur ka hapësira, më pëlqen shumë të sulmoj, pasi është edhe ajo që më kërkon edhe trajneri.

Unë pres një ndeshje të luftuar. Do të jetë një stimul edhe për ne, por nuk i frikësohemi kësaj gjëje”, tha futbollisti shqiptar para gazetarëve.

Related posts

PSG NDERON MARADONËN/ Por argjentinasi Icardi buzëqesh: Tifozët reagojnë ashpër (VIDEO)

Delo.autor

Bomberë, talente dhe surpriza, ja ana pozitive e medaljes në Kategorinë Superiore

Q.Autor

ISH-PORTIERI I BARCELONËS I INFEKUTAR NGA KORONAVIRUSI/ Bashkëshortja e Reçber: Lëkura iu bë gri, është një luftë

Delo.autor

Leave a Comment