Futboll Kategoria Superiore Sport

DISIPLINA/ Pas gjakosjes së anësorit, falet edhe goditja ndaj lojtarit. Gjobë për ngjarjet e Kastrioti-Tirana

Komisioni i Disiplinës ka vendosur që të anashkalojë përsëri ngjarjet e dhunshme të kohëve të fundit në elitën e futbollit shqiptar, duke mos dhënë ndëshkime të ashpra për vepra të cilat në të kaluarën sillnin pezullime shumëjavëshe të fushave apo gjoba të majme.

Një javë pasi fali gjakosjen e anësorit në një ndeshje të Superiores, FSHF vendosi që të falë edhe goditjen e një lojtarit në fushat e elitës së futbollit shqiptar. Kështu, ngjarja e ndeshjes Kastrioti-Tirana ku u godit Gjumsi i bardhebluve, ka kaluar vetëm me një gjobë minimale prej 100 mijë lekësh për klubin pritës. Njëkohësisht e ka pësuar edhe klubi i Tiranës, pasi tifozët e tij kanë hedhur sende në fushën e lojës gjithashtu gjatë këtij dueli. Ndërkaq, ai që do të vuajë një pezullim është zëvendëstrajneri i Skënderbeut, Gentian Liçi, i cili kontestoi gjyqtarin gjatë ndeshjes kundër Egnatias.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 23.02.2022

  1. Zyrtari i KF Skënderbeu, Gentjan Lici, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  2. KS Kastrioti, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  3. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  4. Zyrtari i Vora, Gerald Cani, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Lojtari i KS Korabi, Nikolin Duka, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. KF Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/h të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  7. Lojtari i KF Pogradeci, Uendi Berberi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. Zyrtari i FC Gramozi, Muharrem Lumani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Zyrtari i FC Gramozi, Efiliano Liço, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  10. Zyrtari i FC Gramozi, Ilirjan Qirjako, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  11. Lojtari i A.F. Luftëtari, Xhojsi Lamaj, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  12. Zyrtari i A.F. Luftëtari, Arben Çoni, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  13. Zyrtari i KS Korabi U-17, Sali Kallaverja, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  14. Zyrtari i Vora U-19, Gentian Brahimaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  15. Lojtari i Vora U-19, Andi Koni, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  16. Zyrtari i KF Devolli U-19, Ergys Fifo, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  17. Lojtari i KF Devolli U-19, Hasion Lushi, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  18. Zyrtari i Flamurtari FC U-17, Robert Islamaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  19. Rrëzimin e kërkesës së Labëria Fc, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  20. Rrëzimin e kërkesës së FK Tepelena, në lidhje me lojtarin Viktor Gjyla, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Related posts

Shëpton “për një qime”, piloti shmang aksidentin fatal në Francë (VIDEO)

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ KASTRIOTIT/ Zbulohet stadiumi se ku do të luajë Partizani ndaj “krutanëve”

Delo.autor

PAS BARAZIMIT NDAJ LAZIOS/ Pirlo thumbon Paulo Dybala te aksioni i fundit! Mbi Ronaldo dhe Morata…

Delo.autor

Leave a Comment