Futboll Shqipëri Sport

U “DIVORCUA” NË DITËN E SHËN VALENTINIT/ Eros Grezda gjen shpejt “strehën” e radhës të karrierës së tij

Eros Grezda nuk ka vonuar shumë të gjejë destinacionin e radhës në karrierën e tij. Futbollisti 26-vjeçar i përfaqësueses shqiptare, i cili prish kontratën me Osijek vetëm pak ditë më parë, tani i është bashkuar një tjetër skuadre në kampionatin kroat.

Grezda ka firmosur deri në fund të sezonit me skuadrën e Shibenik, e cila aktualisht gjendet në vendin e 6 në renditjen e kampionatit kroat. Ai iu bashkua këtij klubi si lojtar i lirë, pasi më 14 shkurt prishi kontratën që e lidhte me Osijek. Ky i fundit e kishte huazuar në Hungari, te ZTU ku Grezda kaloi muajt e fundit, por pa arritur të luante rregullisht.

“Ai është në gjendje shumë të mirë fizike dhe ka bërë përgatitje të plotë me klubin nga Hungaria. Megjithatë, ai sapo ka dalë nga izolimi për shkak të koronavirusit dhe nuk do të jetë gati për ndeshjen e së dielës me Rijekën, por jam i sigurt se do të jetë i gatshëm për raundin tjetër kur të presim Istrian në Shubiçevac”, tha Hrvoje Kulushiç, drejtor sportiv i Shibenik pas firmës.

Related posts

DISFATA E CHELSEA-T NË CHAMPIONS/ Del Piero “thumbon” Tuchel: Nuk kuptoi asgjë se çfarë ndodhi në Torino

Delo.autor

PO SHKËLQEJNË NË TURQI/ Gol shqiptarësh, Topalli dhe Etemi i japin fitoren Istanbulspor (VIDEO)

Delo.autor

“I MALLKUAR”/ PANUCCI i tërbohet me përkthimin në konferencën për shtyp: Katastrofë!

Isa.Autor

Leave a Comment