Futboll La Liga Sport

U TËRHOQ PREJ PROBLEMEVE NË ZEMËR/ Reagon ish-sulmuesi Aguero: Unë jam… “IRON MAN”

Nuk luajti dot më shumë se tre muaj për Barcelonën, pas problemeve që kishte me zemrën, por Aguero vazhdon t’i dhurojë buzëqeshje fansave të tij me videot komike që bën në Twitch.

Në videon e tij të fundit, Aguero tregoi për operacionin që kaloi dhe se çfarë pa aty. “Më futën në një dhomë ku isha komplet i rrethuar nga kamerat. Aty e kuptova se diçka nuk po shkonte dhe se gjendja ishte serioze”, u shpreh argjentinasi.

Për t’i dhënë ngjyra të tjera historisë, Aguero filloi të fuste dhe pak sarkazëm. “Unë kam një çip këtu (tregon gjoksin e tij), unë jam Ironman-i. Nëse fillon të më rrahë shpejtë, atëherë unë shkoj menjëherë te doktori”, tregoi sulmuesi dhe më pas filloi me “livestream”-in e tij, me lojërat që luan online.

Related posts

“NA MUNGOI 2 JAVË”/ Trajneri i Legias: Muçi bën shumë shaka, për të luajtur më tepër duhet…

Delo.autor

Ylli që po shkëlqen në Kupën e Botës pranon kalimin te Juventusi

Isa.Autor

FORMULA 1/ Ferrari gati për sezonin e ri, konfirmon Binotto në krye të skuadrës

Delo.autor

Leave a Comment