Futboll Sport

NGJARJA/ Albert Stroni dhe Ilir Sina, ja si u arratisën dy ish-lojtarët e Shpresave në Spanjë

Ndoshta pak janë dëgjuar pas viteve ’90, por pikërisht në ditët e fundit të regjimit komunist, dy lojtarët e Shpresave të Shqipërisë, Albert Stroni dhe Ilir Sina, bënin bujë me arratisjen e tyre në Spanjë.

Gjithçka ndodhte dy ditë pasi Shqipëria U-21 mundej 0-1 në Huelva përballë Spanjës U-21 ku mes të tjerëve bënin pjesë emra të mëdhenj si Pep Guardiola, Abelardo dhe trajneri i sotëm i Spanjës, Luis Enrike.

Ishte 19 dhjetori 1990, kur Ilir Sina, 20 vjeç, Albert Storni, 19 vjeç, vendosën të arratiseshin, duke mos iu bashkuar pjesës tjetër të skuadrës që po merrte rrugën e kthimit drejt Shqipërisë.

Të dy lojtarët, në orën 16:00, duhej të paraqiteshin në hotelin në Sevilje ku ndodhej delegacioni shqiptar. Por teksa autobusi i priste për t’i shoqëruar drejt aeroportit, asnjëri prej tyre nuk u bë i gjallë.

Ata kishin plane të tjera. Pasi kishin kaluar natën në një nga diskot e qytetit andaluz, në orën 10:00 të mëngjesit të së mërkurës ata mbërrijnë në komisariatin e policisë së Seviljes për të kërkuar strehim politik në Spanjë.

HISTORIA – Sina dhe Stroni kishin dalë mëngjesin e së mërkurës për bërë pazar në Sevilje të shoqëruar nga përkthyesi i vënë në dispozicion nga Federata Spanjolle.

Pasi bënë shoping, të dy lojtarët u kthyen në hotel ku ishin shokët e ekipit për t’i dhënë dhuratat për familjen, orë dore dhe magnetofon, duke u thënë këtyre të fundit se e kishin ndarë mendjen për të qëndruar në Spanjë.

Në këtë mënyrë, historia vijon me endjen rrugëve e klubeve të Seviljes derisa në mëngjesin e së enjtes kur shkojnë për t’u dorëzuar në polici.

KONTAKTET – Për dy lojtarët ekipit Shpresa nuk dihej asgjë deri në orën 09:00 të mëngjesit të së enjtes. Për habi të të gjithëve largimi i tyre nuk është se bëri zhurmë në delegacionin shqiptar.

Autobusi i ekipit Shpresa u nis për në Madrid mbrëmjen e së mërkurës pa denoncuar mungesën e dy lojtarëve. Në polici, Stroni dhe Sina kanë rrëfyer se e kishin kaluar natën në disko në Sevilje, teksa më vonë ata u strehuan në selinë e Kryqit të Kuq në Sevilje.

Të dy lojtarët rrëfyen se ishin problemet ekonomike dhe politike që i shtynë të kërkonin azil në Spanjë.

Related posts

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ ISLANDËS/ Kapiteni Hysaj: Jemi të gjithë gati si skuadër për të…

Delo.autor

Barcelona godet në merkato, transferon yllin spanjoll nga Premier Liga

Sadik.Autor

(VIDEO) Milan ‘turpërohet’ në Verona, rikthehet kriza tek kuqezinjtë

Delo.autor

Leave a Comment