Futboll Seria A Sport

“U ZHGËNJEVA NGA INTER”/ Ish-mesfushori “Zikaltër” rrëfen: Conte trajner i madh, por…

Ish-mesfushori i Interit, Raxha Naingolan, është shprehur ka gabuar që la Romën për të kaluar te Interi në vitin 2018.

“Kur arrita unë u shpreha se isha i lumtur, por e vërteta ishte se u zhgënjeva tej mase që e lashë Romën. Unë nuk e nisa mirë dhe siguria ime më la në baltë. Nëse do të kisha besim, do të luaja pa probleme, por ja që nuk ndodhi”, u shpreh Naingolan për “La Repubblica”.

Gjithashtu belgu u shpreh dhe për marrëdhënien e tij me trajnerin Konte, i cili e largoi nga Interi. “Konte është një trajner i madh, por unë nuk kisha asnjë shanc me të. Kur ai donte të më largonte, ai erdhi dhe ma tha në fytyrë dhe unë këtë gjë e vlerësoj më së shumti te njerëzit”, përfundoi mesfushori.

Related posts

ÇMENDURIA/ REALI gjen pasardhësin e MODRIC, por Tottenham do 250 milionë euro

Isa.Autor

KAOS TOTAL/ Pritet “eksod” tek Man United; Njihuni me 10 lojtarët, që mund të LARGOHEN

Isa.Autor

HARRON KANE DHE MBAPPE/ Real Madrid ofron 74 milionë euro për yllin e “Topçinjve”…

Delo.autor

Leave a Comment