Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Piloti Latifi: Kisha frikë për jetën time, pas garës së fundit lëvizja me truproja

Piloti kanadez i Williams, Nicholas Latifi, ka rrëfyer se pas garës së fundit në Abu Dhabi, është shoqëruar me bodyguard për shkak të kërcënimeve me jetë që ka marrë. Ai ishte protagonist i një aksidenti në pistë 5 xhiro nga fundi, që solli futjen e makinës së sigurisë dhe më pas erdhi parakalimi i Max Verstappen ndaj Lewis Hamilton.

“Po, kam punësuar agjentë sigurie që më shoqëronin kur lëvizja, pasi mora kërcënime me vdekje. Asnjëherë nuk i dihet se si mund të sillen njerëzit dhe se sa seriozisht e kanë. Ndonjëherë mjafton një person i pirë në aeroport për të krijuar rrëmujë. Mjafton një në një milionë”, u shpreh Latifi.

“I mora seriozisht kërcënimet dhe kur lëviza në Londër disa ditë pas garës isha i shoqëruar, pasi kështu ndihesha më i sigurtë. Mund të duket një idiotësi, por asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë. Kjo është pjesa e keqe e punës tonë”, u shpreh Nicholas Latifi.

Related posts

JOSHËSE DHE BOMBASTIKE/ Ju prezantojmë me tifozen më SEKSI të Seria B (FOTO)

Isa.Autor

NATIONS LEAGUE/ Belgjika siguron kualifikimin me “POKER”, Anglia shkëlqen kundër Islandës

Delo.autor

TALENTET PREMTUES/ Kosova dhe Shqipëria, “luftë” për 8 lojtarë që luajnë në Europë

Isa.Autor

Leave a Comment