Futboll Sport

ZGJEDHJET E FSHF-SË DHE FINALJA/ Ekspertët e UEFA-s takim me kryeministrin Rama

Gjatë ditës së djeshme mësohet se ekspertët e UEFA-s, që kanë ardhur në Tiranë me një mision ndërmjetësimi dhe për të monitoruar të gjithë procesin zgjedhor, kanë pasur një takim me kryeministrin Edi Rama.

Slloveni Luka Zajc ka qenë ai i cili është takuar me kreun e qeverisë, duke diskutuar zhvillimet më të fundit sa i përket zgjedhjeve në FSHF, por edhe mbarëvajtjeve të punës për përgatitjen e finales së Ligës së Konferencës në vendin tonë në muajin maj.

Delegacioni i përbërë nga Luca Nicola (shef i qeverisjes së federatave anëtare në UEFA), Luka Zajc (shefi i çështjeve korporative) dhe Yann Hafner (ekspert i çështjeve statutore dhe rregulloreve), do të përpilojnë një raport, të detajuar në lidhje me të gjitha ankesat dhe shkeljet që janë ngritur nga anëtarët e shoqatave rajonale të futbollit dhe më pas do të japin qëndrimin e tyre në lidhje me këtë çështje.

Related posts

Chelseat duhet të bindë Hazardin dhe Courtois të qëndrojn te klubi londinez

Sadik.Autor

MASAT E REJA KUNDËR COVID-19/ FSHF-ja ndryshon javën 19-të. Ja kur do të luhen të gjitha ndeshjet…

Delo.autor

E LARGOI NGA HAMBURGU/ Mavraj për trajnerin: Është katastrofë njerëzore

Isa.Autor

Leave a Comment