Futboll Sport

SKANDAL RACIZMI NË BUNDESLIGA 2/ Tifozët e ofendojnë, 20-vjeçari del nga fusha me lot në sy (VIDEO)

Edhe pse thjesht një miqësore, skandali i racizmit ka përfshirë ndeshjen e pak ditëve më parë, mes ekipit gjerman të Bundesliga 2, Vfl Bohum, që luante ndaj zviceranëve të St Galen.

Ishte mbrojtësi me origjinë angleze, 20-vjeçari Xhordi Osei-Tutu, që aktivizohet tek Bohum, i cili pas disa ofendimeve raciste gjatë miqësores, nuk duroi më. Kur shënonte minuta e 42-të, dhe pasi i tregoi arbitrit për thirrjet e tifozëve të pranishëm, ai zgjodhi të largohej nga fusha në formë proteste, madje edhe me lot në sy.

Klubi zviceran u shpreh se ka nisur një hetim për tifozët e vet, për këto thirrje, por mohuan se lojtarët e tyre në fushë të kenë thënë diçka të pahijshme. Pamjet e lojtarit që dilte me lot në sy nga fusha e lojës, bënë xhiron e të gjitha mediave, duke kujtuar sërish se racizmi është një problematikë shumë e mprehtë në futboll.

Related posts

E ÇUDITSHME NË “ANFIELD”/ Portieri i Liverpool ndërron fanellën pas pjesës së parë për faj të… (FOTO)

Delo.autor

DUHEJ TË KISHTE RINOVUAR/ Ja arsyeja e vonesës së marrëveshjes mes Ibrahimovic dhe Milan…

Delo.autor

ZBULON TË ARDHMEN/ Mesfushori bardheblu: Deri në maj jam pjesë e Tiranës

Delo.autor

Leave a Comment