Futboll Shqipëri Sport

ZYRTARE/ Transferimi më i shtrenjtë në histori, Shaqiri prezantohet te klubi i ri

Tashmë është zyrtare, Xherdan Shaqiri do të vijojë karrierën në Amerikën e largët. Futbollisti me origjinë shqiptare, i dha fund aventurës në elitën e futbollit francez, duke u transferuar te klubi i Çikagos që militon në MLS.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Çikago i ka uruar mirëseardhjen Shaqirit, i cili kërkon të shkruajë historinë në Amerikë.

Kjo zgjedhje erdhi për shkak të ofertës joshëse nga ana financiare. Te klubi i ri, Shaqiri pritet të përfitojë plot 7 milionë euro në sezon, një shifër kjo goxha e lartë. Sipas klubit amerikan të MLS, Shaqiri është transferimi më i shtrenjtë në historinë Çikagos.

Related posts

MASA BEFASUESE TEK FLAMURTARI/ Kufizohet edhe seksi, zbardhen 11 rregullat e trajnerit Troisi

Delo.autor

FUSHATA MISTERIOZE/ “Yjet” bëhen bashkë: Zidane me Messin, Neymar me Beckham (FOTO)

Isa.Autor

KLUBI KUNDËR SARRIT/ Nën “kërcënimin” e Hysaj reagon edhe kapiteni i Chelseat…

Delo.autor

Leave a Comment