Sport Të tjera

JEP LAMTUMIRËN/ Ish-fituesi i “US Open” tërhiqet nga sporti pas dëmtimeve të shumta

Tenisti argjentinas Juan Martin Del Potro, fitues i grand slam të US Open (viti 2009), i rikthyer në fushë pak ditë më parë pas më shumë se dy vitesh “pushim” të detyruar për shkak të dëmtimeve, është tërhequr nga sporti zyrtarisht sot. Ai luajti dhe u eliminua nga turneu i “Argentina Open”, ku u mund nga patrioti i tij Federico Delbonis.

Një tërheqje e parakohshme për 33-vjeçarin, e kushtëzuar edhe nga dëmtimet e shpeshta vitet e fundit. Në karrierën e tij, Del Potro ka fituar 22 turne dhe është klasifikuar në vendin e tretë të renditjes botërore në vitin 2018.

Pas eliminimit ai ka shpërthyer në lot, i mallëngjyer edhe nga duartrokitjet e shumta të tifozëve që kishin ardhur në stadium për ta përshëndetur. Ai u rikthye pas dy vitesh në këtë turne të organizuar në vendlindjen e tij, por që Del Poto e konsideroi si eventin e fundit të karrierës së tij.

Related posts

BADSTUBER PËRFUNDON JASHTË PLANEVE TË STUTTGART/ Nga premtim në dështim, ja diletanti më i paguar në botë

Delo.autor

SENSIBILIZIMI/ Theu këmbën: Futbollisti i TIRANËS mbështet yllin e Arsenalit (FOTO)

Isa.Autor

Arbitri “i dehur” për rekord, rrëzon dy futbollistë për 5 sekonda (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment