Transferimi i mund shëm i Paulo Diba lës tek Interi ka nisur të marrë formë. Nëse në fillim nuk u mor seriozisht dhe u cilësua si një lajthitje merkatoje, realiteti po tregon se zikaltrit dëshirojnë të çojnë me patjetër në Milano sulmuesin argjentinas të Juventusit.
Dibala e ka vendosur përfundimisht se do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit dhe tashmë është në pritje të ofertave të ndryshme që mund të mund të mbërrijnë në adresë të tij. Nëse ai nuk do të largohet nga Italia, sipas të gjitha gjasave, Dibala do të zgjedhë Interin.
Sipas gazetës italiane “Tuttosport”, Bepe Marota dhe Piero Auzilio, dy nga personat më të rëndësishëm të merkatos së Interit, kanë takuar në “fshehtësi” agjentin e lojtarit Horge Antun.
Ata ia kanë bërë të qartë menaxherit të “Joya”-s qëllimet e klubit zikaltër dhe dëshirën e Interit për të marrë shërbimet e argjentinasit. Gjithsesi, siç bën me dije gazeta torineze, bisedimet e para më së shumti kanë qenë të përgjithshme, për të vendosur urat e komunikimit.
Raportohet se mes palëve nuk ka pasur ndonjë bisedë konkrete në lidhje me një ofertë të mundshme financiare nga Interi. Interi përveç se ka zyrtarizuar kandidaturën e vet për Dibalën, ka pasur për objektiv të mësojë dhe më shumë në lidhje me kërkesat sportive të tij.
Sinjalet e para kanë qenë pozitive, teksa agjenti i lojtarit ia ka bërë të qartë Marotës se Dibala nuk ka ndër mend të nxitohet në marrjen e një vendimi mbi të ardhmen e tij. Ky qëndrim pozitiv i leverdis Interit që tashmë ka të gjithë kohën e nevojshme për të përgatitur ofertën e duhur financiare për sulmuesin.
Po ashtu Interi shpreson që me kalimin e kohës, Dibala të ulë disi dhe stekën në lidhje me kërkesat e tij ekonomike. Marota dhe Auzilio e dinë mjaft mirë se Dibala përfiton rreth 7.3 milionë euro te Juventusi dhe se ai refuzoi 8 milionë euro plus bonuset për të rinovuar. Loja ka nisur.
