Futboll Sport

BROJA VLEN MË SHUMË SE LUKAKU/ Shqiptari largohet vetëm për 70 milionë euro. Media italiane i bën jehonë

Armando Broja po kalon një formë fantastike në futbollin anglez me fanellën e Sauthemptonit, duke u shndërruar në një yll te skuadra e tij. Shqiptari ka arritur të shënojë 9 gola në 27 ndeshje të zhvilluar deri tani.

Momenti i shkëlqyer i Brojës, ka tërhequr vëmendjen edhe të mediat italiane “Tuttomercatoweb”, që ka arritur të zbulojë se skuadra e Çelësit, e vlerëson aktualisht kartonin e 20-vjeçarit, plot 70 milionë euro.

Një vlerë kjo më e lartë se ajo aktualja e Romelu Lukakut, që u transferua me bujë nga Interi te Çelsi, por që deri më tash ka rezultuar një zhgënjim i madh. Gjasat janë të mëdha, që në fund të sezonit, ylli shqiptar të rikthehet te kampionët në fuqi të Champions-it. Gjithçka do të varet nga e ardhmja e klubit, pasi siç dihet, manjati rus Abramoviç ka njoftuar nxjerrjen e klubit në shtije.

Related posts

Nuk po gjen sulmues/ REALI kërkon rikthimin e LOJATRIT VRASTAR, gati 40 milionë euro

Isa.Autor

MESSI E SUAREZ “FËRKOJNË DUART”/ Barcelona PROJEKTN rikthimin e NEYMAR në…

Isa.Autor

LIVERPOOL-TOTTENHAM/ Skuadra e Mourinho-s ndëshkohet nga një trajektore perfekte e Salah (VIDEO)

Delo.autor