Futboll Sport

E BUJSHME/ Në skadencë kontrate dhe nuk do të rinovojë me Atletikon, Interi tenton Luis Suarezin

Interi synon që të transferojë në merkaton e verës, Luis Suarezin.

Sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle “Marca”, uruguajani është në skadencë kontrate në muajin qershor dhe nuk ka ndërmend që të rinovojë me Atletikon e Madridit.

Sulmuesi uruguajan, i cili më parë ka qenë shumë pranë kalimit te Juventusi, mund të transferohet me parametra zero te zikaltërit nga Milano.

Për 35-vjeçarin përveç Interit, në garë për të marrë shërbimet e tij janë futur Ajaksi, Sevija dhe një klub brazilian.

Gjatë këtij sezoni me fanellën e Atletikos së Madridit, Suarez është aktivizuar gjithsej në La Liga në 26 ndeshje nga ku ka realizuar 9 gola dhe ka dhuruar dhe 2 asist.

Related posts

Prokuroria e Federatës Italiane merr këtë vendim pas publikimit të videove në derbin Inter-Juventus

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Burnley-Liverpool. Rezultati 0-3

Delo.autor

NDESHJA GJYSMËFINALE NATIONS LEAGUE/ Trajneri i Zvicrës “kërcënon”: Ne nuk kemi ardhur këtu thjesht për të…

Delo.autor

Leave a Comment