Futboll Sport

ERIKSEN NË KOMBËTARE/ Danimarka e rikthen për miqësoret e marsit, mjekët rekomandojnë jo 90 minuta

Christan Eriksen është ftuar nga Kombëtarja e Danimarkës për herë të parë pas problemeve me zemrën. Mesfushori pësoi një atak kardiak në Europian gjatë ndeshjes me Finlandën, duke shokuar mbarë botën.

Gjithçka duket se është lënë pas dhe futbollisti i Brentford e gjen veten sërish me përfaqësuesen e tij për ndeshjet miqësore të danezëve në mars.

Këta të fundit do të sfidojnë Holandën me datën 26 mars, ndërsa pas 3 ditësh, do masin forcat me Serbinë.  Vendimi për thirrjen e tij është aprovuar nga mjekët, të cilët këshillojnë që futbollisti mos të luajë 90 minuta.

Related posts

Na lë pa fjalë Zidane, ja cilën skuadër preferon në finale të Chempionsit

Sadik.Autor

DY TITULLARË ULIN PAGAT/ Kompletohet Barcelona, katalanasit federojnë edhe yllin argjentinas. Ja emri…

Delo.autor

Kupa e Botës/ Ndëshkoi Gjermaninë, Lozano: Goli më i bukur i karrierës sime

Sadik.Autor

Leave a Comment