Futboll Sport

FESTË PËR BARDHEBLUTË! Tirana MPOSHT Vllazninë në klasiken e Shqipërisë

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Tiranës është mbyllur me rezultatin 1-2, ku bardheblutë arritën të merrnin një fitore shumë të rëndësishme për titullin kampion.

Vendasit gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 6-të me atë në Aralicës. Një pjesë e parë e luftuar mes dy skuadrave në “Loro Boriçi”, ku bardheblutë godasin traversën me anë të Hotit.

Ndërsa , VAR do t’i vinte në ndihmë shkodranëve në minutën e 35-të me Jorgjin që akordon penallti, pas prekjes së topit me dorë nga Gjumsi.

Liridon Latifi merr përsipër ekzekutimin e penalltisë, por gabon përballë Bekajt, duke humbur kështu një mundësi të artë për skuadrën e tij që të gjente edhe golin e dytë.

Në minutën e 42-të Marsel Ismajlgeci gjeti dhe golin e barazimit, pas një skeme perfekte të luajtur nga kryeqytetasit e Shehit.

Pjesa e dytë nis me sulme nga të dyja skuadrat të cilat kërkojnë doemos edhe golin e avantazhit, ku Seferi në një rast tregohet shumë egoist në zonë ku gjuajtja e tij shkon larg portës.

Në minutën e 70-të e gjithë festa është te kampi i Tiranës, me bardheblutë që përmbysi rezultatin. Seferi gjen Xhixhën në zonë, ky i fundit dhuron klas me lëvizjen e tij, topi përfundon te Engjëll Hoti, i cili dërgon lehtësisht topin në rrjetë. 2-1 për kryesuesit të cilët tashmë menaxhojnë lojë.

Shkodranët e Thomas Brdaric kërkuan golin e barazimit, ndërsa Jorgji nuk kursen teknikun e Vllaznisë, që e ndëshkon me karton të verdhë për protesta.

Minuta këto që flasin për kuqeblutë të cilët kërkojnë golin e barazimit, ndërsa tenton edhe Heric, por diagonalja e lojtarit vendas përfundon jashtë, me Tiranën që mbrohet me kujdes, për të ruajtur edhe rezultatin për të rrëmbyer 3 pikët në klasiken e Shqipërisë.

Related posts

TRIUMFIM SPEKTAKOLAR/ Florian Marku flet pasi mundi anglezin me “nockout”

Delo.autor

Formacionet, Las Palmas – Barcelona (FOTO)

Q.Autor

Fituesi i “Topit të Artë”/ “Po të mos isha bërë futbollist… do të isha bërë kriminel…”

Sadik.Autor

Leave a Comment