Futboll Sport

MILANI MBUSH ARKËN/ Klubi gjerman i jep kuqezinjve shumën e majme për talentin norvegjez

Jens Hauge është gjithmonë e më shumë i rëndësishëm për Frankfurtin, siç e dëshmojnë edhe 23 prezencat sezonale të zbukuruara nga tre gola dhe një asist.

Të gjitha këto i kanë shërbyer si arsye klubit gjerman që të kontaktojë Milanin për të shlyer detyrimin e blerjes së norvegjezit.

Në këto kushte, gjatë verës, në arkat kuqezi duhet të mbërrijnë 12 milionë euro, nga të cilat 10 të vlerës së lojtarit dhe 2 prej bonuseve.

Një fitim prej 8 milionë eurosh për Milanin që dy vite më parë e pati blerë Haugen nga Bodo Glim për 4 milionë euro.

Siç bëhet e ditur nga mediat italiane, ky fitim, që nuk mund të konsiderohet i ulët, do të investohet për të përforcuar skuadrën e Piolit, e cila gjatë verës do të ketë disa ndryshime në organikën e saj

Related posts

PRISHET AUTOBUSI I LIVERPOOL/ Ja çfarë i ndodhi gjatë rrugës në Madrid (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

DËSHPËRIM i madh tek SERBËT/ Tadiç: Jam i shetësuar se na mundën SHQIPONJAT…

Isa.Autor

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Bosnje-Itali. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment