Futboll Kategoria Superiore Sport

GODITJE POSHTË BREZI PËR PARTIZANIN/ Titullari i rëndësishëm humbet duelin me Vllazninë

Grumbullimet e Kombëtares Shpresa duket se janë kthyer në një makth për Partizanin. Për të dytin grumbullim radhazi, të kuqtë humbin lojtar titullar.

Këtë herë është Arinaldo Rrapaj, i cili ka pësuar një dëmtim dhe pas ekzaminimeve i është dashur të largohet nga grumbullimi, për t’u zëvendësuar nga Flamur Ruçi i Bylisit.

Ky lajm vjen si një goditje poshtë brezit për Partizanin, para një prej ndeshjeve që vendos fatet e sezonit.

Të kuqtë sfidojnë Vllazninë më datë 31 mars dhe vetëm një mrekulli bën që Rrapaj të luajë ndaj shkodranëve në gjysmëfinalen e parë në “Elbasan Arena”.

Nga ajo që gazeta ka mësuar nga burime pranë klubit, Rrapaj ka pësuar një tërheqje muskulore të gradës së parë dhe pritet të mungojë 7 deri në 10 ditë.

Kështu, duke u mbështetur në këtë parashikim, Rrapaj do ta shohë nga televizioni gjysmëfinalen e parë të Kupës, teksa mungesa ndaj Laçit më datë 4 prill është e sigurt, sepse vlonjati ka plotësuar numrin e katër kartonëve dhe është i pezulluar për këtë sfidë.

Aktualisht, 20-vjeçari është nën kujdesin e fizioterapistëve dhe po trajtohet, teksa do të shihet me kujdes ecuria e rikuperimit.

Mungesa e tij në këto dy sfida e detyron trajnerin Mehmeti të gjejë zgjidhje të tjera në mesfushë.

Matondo pritet të jetë titullar në mesfushë, ndërsa Murataj me shumë mundësi do të zëvendësojë Rrapajn krah kongolezit. Përveç vlonjatit, Partizani i ka të gjithë të tjerët të gatshëm, por mbetet për t’u parë gjendja e Carës dhe Albion Markut, dy.

Ata do t’i bashkohen skuadrës vetëm një ditë para sfidës me Vllazninë, pasi ma datë 29 në darkë, Kombëtarja Shpresa sfidon moshatarët e Anglisë dhe të dy lojtarët pritet ta nisin si titullarë sfidën.

Pjesa tjetër e skuadrës me shumë mundësi do të jetë e njëjta që kemi parë në javët e shkuara.

Në grumbullimin e kaluar të Shpresave, ishte Tedi Cara, i cili pësoi gjithashtu një dëmtim sapo iu bashkua stërvitjes dhe iu desh të mungonte disa ditë për Partizanin.

Related posts

Florentino Perez sjell një kolumbian për të përforcuar krahun e majtë

Q.Autor

NDODHI! Nuk i dhanë “Topin e Artë”. “France Football” i kërkon FALJE Iniestës

Sadik.Autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Fiorentina-Milan. Rezultati 4-3

Delo.autor

Leave a Comment