Futboll Sport

“SONTE NUK KA GJUMË”/ Shihni rrengun e tifozëve të Galatasarayt për të mbajtur zgjuar lojtarët e Barcelonës

Gallatasaraj luan sot në Stamboll një ndeshje historike ndaj Barcelonës në Ligën e Europës. Pas barazimit 0-0 në Spanjë, turqit duan të shfrytëzojnë çdo mundësi që u jepet për të eliminuar skuadrën e Çavit dhe një dorë ua kanë dhënë edhe tifozët e tyre.

Ata janë munduar që gjatë natës, të mos lejojnë futbollistët e Barcelonës që të flenë të qetë. Pas mesnate, një grup tifozësh janë afruar pranë hotelit ku po qëndronte Barcelona dhe kanë nisur të këndojnë.

Por jo vetëm kaq, ata kanë ndezur vazhdimisht fishekzjarrë, për të zgjuar nga gjumi lojtarët katalanas dhe për të mos i lënë të pushonin të qetë para kësaj ndeshje vendimtare me skuadrën e tyre.
https://youtu.be/2O9vMyBFhns

Related posts

SERIA A/ Merret vendimi: Ja kur luhet java e 27 dhe derbi Milan-Inter

Q.Autor

“SNAJPERAT E EUROPËS”/ 5 prej tyre “militojnë” në Seria A, çudit ICARDI (FOTO)

Isa.Autor

ZYRTARE/ Mattia Perin rinovon me Juventusin deri në 2027-ën

F.autor

Leave a Comment