Futboll Sport

LUFTA/ Ish-boksieri Vitali Kliçko po MBRON Ukrainën: Kemi vrarë disa…

Ish-boksieri i peshave të rënda, Vitali Kliçko, ka pranuar se ka vrarë gjashtë persona duke mbrojtur Ukrainën kundër pushtimit rus.

Kryebashkiaku aktual i Kievit po lufton në vijën e parë së bashku me vëllain dhe ish-kampionin e botës në peshë të rëndë, Vladimir, pasi dyshja zgjodhi të rrëmbejë armët kundër ushtrisë së presidentit rus Vladimir Putin.

Në një intervistë me “Sky News”, 50-vjeçari u mor në pyetje mbi raportet që sugjeronin se forcat ukrainase po kërkonin grupe të veçanta ruse brenda kryeqytetit.

Kur u pyet se sa “i suksesshëm” kishte qenë operacioni një natë më parë, Vitali u përgjigj: “Ne vramë disa njerëz, mendoj se gjashtë persona natën e kaluar”.

Vitali shtoi se populli ukrainas do të luftojë për aq kohë sa duhet për të mbrojtur atdheun e tij, ndërsa udhëzon rusët të ‘kthehen në shtëpi’.

Related posts

MESSI DHUROI NJË TJETËR SPEKTAKËL NË INTER MIAMI/ 2 gola dhe asist në fitoren me “poker”

F.autor

KA REZULTUAR POZITIV ME DOPING NË FINALE KUNDËR JUVES/ Vjen reagimi i REALIT për RAMOSIN

Isa.Autor

DEL E VËRTETA/ SHPËRHTEN Costa: E PËSHTYVA Di Francescon sepse me tha…

Isa.Autor

Leave a Comment