Futboll Seria A

Chelsea e lejon të largohet në verë, Conte i ‘etur’ për të marrë drejtimin e Milanit

Trajneri italian, Antonio Conte ka dy oferta në tavolinë për t’u larguar nga Chelsea.

Conte nuk po gjen qetësinë e duhur te Chelsea edhe përkundër fitimit të titullit kampion të Ligës Premier në sezonin e fundit.

Trajneri italian ka duruar një marrëdhënie të pakëndshme me hierarkinë e Bluve mbi transferimet, pasi është ndarë i pakënaqur me përforcimet e ardhura në verë.

Gjithashtu zërat se Roman Abramovich synon të sjell Max Allegrin e Juventusit si zëvendësim të tij e kanë lënduar Conten, i cili mendon largimin.

Conte dhe Abramovich nuk kanë ndonjë raport special mes vete..

Sipas mediumit italian Calciomercato.com, trajneri i Chelseat do të lejohet të largohet nga Stamford Bridge pas gjashtë muajve.

Interesimi dhe ofertat për të nuk është se mungojnë, pasi thuhet se ka dy të tilla konkrete në tavolinën e tij.

Oferta e parë thuhet të jetë ajo e Milanit, me italianin që thuhet është i etur për të marrë drejtimin e Rossonerëve.

Raporti i mediumit italian shton se Conte është gjithashtu i hapur për tu rikthyer në rolin e tij si trajner i ekipit kombëtar italian, pas dështimit të fundit për të kualifikuar në Kupën e Botës.

Related posts

KAOS NË SERIE A/ Napoli nuk niset drejt Torinos, rrezikohet ndërprerja e kampionatit

Delo.autor

BAYERN NUK I NDAHET CHIESA-S/ Por e dëshiron edhe gjysma e Anglisë. Në Mynih vjen mbrojtësi më i mirë i Serie A

F.autor

ANALIZA PARA FINALES CHAMPIONS/ Tottenham godet nga ajri, Liverpool “VRET” nga krahët. Ja si luftojnë dy anglezet

Delo.autor

Leave a Comment