Futboll Sport

MIQËSORIA NDAJ TURQISË/ Pesë lojtarë të tjerë italianë “braktisin” kombëtaren e kaltër

Pas Marko Verratit, edhe pesë lojtarë të tjerë të Italisë largohen nga grumbullimi në Koverçiano dhe nuk do të marrin pjesë në ndeshjen miqësore të së martës në Turqi ndaj këtyre të fundit.

Xhanluka Mançini dhe Domeniko Berardi, kanë pasur probleme fizike gjatë ndeshjes ndaj Maqedonisë së Veriut dhe për këtë arsye nuk janë të disponueshëm.

Zhorzhinjo, Çiro Imobile dhe Lorenco Insinje lanë grumbullimin për të shkuar te klubet e tyre respektive.

Është e mundur që sot dhe të hënën, lojtarë të tjerë të mund të lënë grumbullimin.

Related posts

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Ja arsyeja pse numri i të huajve në Superiore nuk rritet

Delo.autor

NË KËRKIM TË NJË SULMUESI/ Fiorentina gati të kthejë në Serinë A ish-lojtarin e “Kuqezinjve”…

Delo.autor

HISTORIKE/ Nis Liga Unike për basketbollin e femrave

Delo.autor

Leave a Comment