Futboll Sport

MOMENTI I RËNDË NË STËRVITJEN E BAYERNIT/ Levandovski braktis fushën pas një dëmtimi në gju

Robert Levandovskit iu desh të ndalonte stërvitjen herët në mëngjesin e së martës. Sipas informacioneve të “Sky”, shkak për këtë janë problemet e gjurit. 33- vjeçari polak rrëshqiti pas një goditjeje në portë rreth orës 11:35 dhe fillimisht mbeti i shtrirë në fushë.

Më pas, golashënuesi më i mirë i kampionatit u pa të trajtohet nga mjekët e ekipit dhe u mbështet në të dy gjunjët. Pastaj Leva u kthye në stërvitje edhe pse për një kohë të shkurtër, por u largua nga fusha pak më vonë pa asnjë fjalë dhe duke çaluar.

Faza e dëmtimit është ende e paqartë. Në orën 12:24 ai u largua nga terreni i stërvitjes në krah të “Dr. Jochen Hahne” për ekzaminime të mëtejshme.

Kur “Sky” pyeti për gjendjen e tij, Levandovski tha: “Epo, shpresoj, le të shohim …. Nuk e godita topin pastër dhe më dhemb pak”, tha lojtari.

Në orën 12:53 sulmuesi u kthye nga kontrollet dhe menjëherë trajneri Julian Nagelsman u pyet nga “Sky” nëse ishte një dëmtim më i rëndë: “Unë nuk mendoj kështu, shpresoj që jo”.

Vetë Levandovski nuk ishte aq optimist në lidhje me ashpërsinë e dëmtimit të tij. Për momentin Bajerni ka vetëm një sulmues kryesor që mund ta zëvendësojë polakun, ai është Çupo-Moting që nuk është në nivelin e numrit nëntë.

Bajerni ndodhet në momentin më delikat të sezonit, teksa është vetëm 7 pikë larg Dortmundit në kampionat dhe i kualifikuar në fazën çerekfinale të Champions-it.

Gjermanët i duan të dy trofetë, por me mungesën e polakut gjithçka bëhet dhe më e vështirë për ta. 33-vjeçari ka shënuar 43 gola në 36 ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet. Një tregues ky për forcën dhe influencën që ka polaku në skuadrën kampione.

Related posts

Gënjeshtra e Perezit dhe Neymar/ Ja arsyet e largimit të Ronaldos nga Madridi

Isa.Autor

KËRCËNUAN DJALOSHIN 10-VJEÇAR QË FESTOI GOLIN E INTER/ Melissa Satta sulmon tifozët e Fiorentinës: Jeni injorantë…

Delo.autor

Xavi i shpeh respekt dhe falenderime Iniestës: Ai është unik

Sadik.Autor

Leave a Comment