Futboll Sport

NUK KA MË MNM PËR RUSËT/ Edhe futbolli francez merr vendimin drastik

Futbolli francez shkëputet nga Rusia, ose më saktësisht, mundohet që t’ua bëjë më të vështirë jetën rusëve që të protestojnë kundër Putin. Në shenjë proteste ndaj luftës që ka shpërthyer në Ukrainë, edhe Liga e Futbollit Profesionist Francez ka marrë vendimin drastik.

Sot është bërë e ditur se ishte ndërprerë në mënyrë të menjëhershme kontrata e transmetimit të ndeshjeve të Ligës 1 në Rusi, pasi ishte ndërprerë marrëveshja me kompaninë “Match TV” që transmetonte kampionatin që ka marrë shikueshmëri për shkak të pranisë të yjeve si Mesi, Nejmar e Mbape.

Vendimi drastik mendohet se do të jetë një hap më shumë për të shtuar pakënaqësinë në këtë vend ndaj pushtimit ushtarak të Ukrainës si pasojë e këtyre masave, duke shtyrë popullin rus që të bindë Putin të bëjë prapakthehu. Nisma të tilla po diskutohen edhe në kampionate të tjera elitare.

Related posts

Seedorf: Ja pse Vinicius dhe Rodrygo nuk do të luajnë dot te Real Madridi…

Isa.Autor

Dalipi tregohet realist, trajneri flet për Evropën

Sadik.Autor

SERIE A/ Hamsik e mbyll me Napolin: Dua të provoj diçka tjetër

Sadik.Autor

Leave a Comment