Futboll Sport

TANI BROJA KA NJË ÇMIM/ Lufta sjell pasoja për Chelsean, blutë kanë nevojë për para cash

Lufta që ka shpërthyer në Ukrainë ka sjell pasoja të mëdha për disa nga “manjatët” rus, të angazhuar në botën e futbollit. Sanksionet e vendosura nga Britania e Madhe prekin drejt për drejtë Roman Abramovic, pronarin e Chelsea që vendosi të largohet nga ky post.

E ardhmja e klubit londinez tashmë është e paqartë, për të shmangur çdo skenar të padëshiruar, blutë kanë nisur të projektojnë një të ardhme pa burimin e tyre kryesorë, milionat e Abramovic, për këtë arsye po shqyrtojnë mundësinë për një vet menaxhim më të mirë. Në këtë pikë, blutë janë të detyruar të shesin dhe sipas mediat angleze, në këtë listë mund të përfshihet edhe ylli kuqezi, Armando Broja.

Thomas Tuchel e pëlqen shumë sulmuesin 20-vjeçar, por në kushte krize financiare të mundshme, dhe në një kohë kur oferta për të vijnë nga të gjithë anët, Chelsea mund të pranojë të shes lojtari. Gjithnjë sipas mediat angleze, tani Chelsea e vlerëson kartonin e Brojës me 50 milionë paund.

Related posts

DEKLARATA E BUJSHME/ Drejtuesi i klubit amerikan: Jam optimist që Messi do të luajë me fanellën e Inter…

Delo.autor

LARGOHET ICARDI KËTË VERË NGA INTER/ Ja kush janë emrat që mund ta zëvendësojnë

Delo.autor

Franca kampione në “Rusi 2018”, ja tre detajet fatsjellëse për ekipin e drejtuar nga Deshamp

Isa.Autor

Leave a Comment