Futboll Sport

TË DREJTAT TELEVIZIVE TË FIFA-S/ Kërkohet 28 muaj burg për pronarin e PSG-së

Presidenti i beIN Media dhe PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, dhe ish-numri 2 i FIFA-s, Jerome Valcke, janë sërish në sy të stuhisë për çështjen e shitjes së të drejtave televizive pa dijeninë e FIFA-s.

Prokuroria e Lozanës, në kuadër të procesit të ankimimit për këtë çështje, kërkoi 28 muaj burg për dy të pandehurit. Të dy u shpallën të pafajshëm në vjeshtën e vitit 2020, por prokurorët zviceranë e kundërshtuan dënimin.

Akuzat për Al-Khelaifi dhe Valcke janë se ata kanë shitur të drejtat televizive të disa ligave të futbollit dy të pandehurve të tjerë, duke marrë përfitime personale në këmbim.

Valcke u dënua të paguante një gjobë, më vonë të pezulluar, për falsifikimin e dokumenteve, ndërsa Al-Khelaifi dhe FIFA arritën një marrëveshje në vitin 2020 për të tërhequr akuzat për korrupsion përpara gjyqit.

Related posts

Gafa amatoreske e portierit të PAOK, shmang goditjen e këndit dhe shkakton penallti (VIDEO)

Isa.Autor

DUBAI APO MALDIVE? Milan e mban “sekret”, ja ku zgjedhin yjet e Serie A (FOTO)

Delo.autor

PAS 2 MUAJSH RONALDO RIKTHEHET NË ITALI/ Forca të shumta policie e shoqërojnë CR7 në karantinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment