Futboll Seria A Sport

Dëshira e madhe e Interit quhet Ilkay Gundogan, vetëm nëse arrihet Liga e Kampionëve

Interi është vënë pas mesfushorit të Manchester Cityt, Ilkay Gundogan, nëse kualifikohen në Ligën e Kampionëve.Sipas Corriere dello Sport, mesfushori 27 vjeçar është objektivi numër një i zikaltërve në verë.

Në mes mbetet një ndeshje ‘finale’ me Lazion ku fitorja të dielën e dërgon Interin në Ligën e Kampionëve, ndërsa çdo rezultatet tjetër e lë në Ligën e Evropës.Ardhja e gjermanit do të jetë një investim i madh i klubit, por Suning Group duan që t’i sjellin Luciano Spalletti lojtarë për ta krijuar një grup të fortë.

Manchester City e transferoi gjermanin për 27 milionë euro para dy vite ve nga Borussia Dortmund.

Related posts

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Roma-Milan. Rezultati 1-2

Delo.autor

ZYRTARE/ Legjenda e Lakers dhe NBA-së firmos me Barcelonën pas 2 vitesh pushim

Delo.autor

TIRANA-PARTIZANI/ Edhe Messi do e kishte “zili”, talenti Muçi “shuplakë” kampionëve (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment