Futboll Sport

HUMBI DJALIN GJATË LINDJES/ Ronaldo dhe Mançester Junajtid marrin vendimin për sfidën me Liverpul

Mançester Junajtid do të ndeshet në transfertë me rivalin e saj të përjetshëm, Liverpul, në një sfidë që vendos shumë për të dyja ekipet.

Gjithsesi, pas tragjedisë që i ndodhi Ronaldos, ditën e djeshme në familje, do të ishte e vështirë për të nëse do të luante sot ose jo. Por duket se vendimi është marrë nga të dyja palët.

Portugezi nuk do të udhëtojë për në “Anfield”, pasi ka vendosur që t’i qëndrojë pranë familjes dhe ky vendim është miratuar dhe nga klubi.

“Familja është më e rëndësishme se çdo gjë dhe Ronaldo po suporton të dashurit e tij në një kohë të vështirë që po kalojnë”, ishte deklaratë e Mançester Junajtid përpara takimit me “të kuqtë”.

Related posts

INTER-NAPOLI/ “Zikaltërit” kërkojnë të përfitojnë nga hapi fals i Milanit në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

AGNELLI NIS REVOLUCIONIN/ Jo vetëm Paratici, Juventus përgatit largimin e yllit të skuadrës…

Delo.autor

HABIT GATTUSO/ Ndihem si PRESIDENT, MAGAZINIER dhe shumë më tepër tek MILANI

Isa.Autor

Leave a Comment