Futboll La Liga Sport

MË NË FUND! Zbulohet se si u futën në stadiumin e Barcelonës 30.000 tifozët e Frankfurt

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta zbuloi në një konferencë për shtyp mënyrën se si 30 mijë tifozë të Eintracht nga Frankfurti u futën në stadiumin Camp Nou dhe mbështetën lojtarët e tyre në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Ligës Evropiane.

Së bashku me Laportën në konferencën për shtyp ishte edhe një punonjës i marketingut të klubit, i cili sqaroi se nga 79.468 tifozë, 37.746 kishin bileta sezonale, ndërsa 34.435 bileta ishin shitur. Sipas rregullores, pesë mijë bileta ishin të destinuara për tifozët miq.

Më tej ai theksoi se në dyqan janë shitur 1500 bileta, ndërsa online 23427 bileta. Ai ka treguar gjithashtu se edhe ndërmjetësit kanë pasur bileta dhe se njëri prej tyre ka gabuar dhe se kontrata i është ndërprerë menjëherë.

Laporta theksoi se mekanizmat e kontrollit funksionuan shumë mirë dhe se sistemi refuzoi më shumë se 27 mijë kërkesa për blerje biletash nga Gjermania, por tifozët mysafirë arritën të merrnin bileta përmes grupeve për rishitje-biletash dhe abonimeve.

Në atë mënyrë, sipas mediave spanjolle, janë shitur mbi 7000 bileta.

“Klubi nuk është fajtor për atë që ndodhi në ndeshjen kundër Eintracht Frankfurt, por sigurisht që është përgjegjës. Kjo nuk duhet të ndodhë më. Klubi nuk u ka shitur bileta gjermanëve dhe ne do të marrim masa ligjore. Është e rëndësishme për të ditur se kush hyn në stadium. Bileta mund të transferohet, por është e rëndësishme të dihet se te kush”, tha Laporta dhe shtoi:

“Nuk është e ndaluar të shesësh biletë, nuk mund ta fusim në burg dikë që shet, por mund ta informojmë”.

Kujtojmë se Eintracht fitoi ndaj Barcelonës me rezultatin 3-2 dhe kështu kaloi në gjysmëfinale të Europa League.

Related posts

FINALJA E EUROPA LEAGUE/ Del Piero bëhet tifoz me Interin, shpreson tek ylli…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet derbi Tirana-Partizani. Rezultati 0-1

Delo.autor

Luajti ndeshjen e fundit, Kaçe i jep lamtumirën Panathinaikosit

Sadik.Autor

Leave a Comment