Futboll Sport

TENSION I ASHPËR NË SPANJË/ Lojtarët sulmojnë dhunshëm portierin kundërshtar pas përfundimit të takimit

Një skenë jo e këndshme ka ndodhur në Ligën e Dytë Spanjolle, ku portieri i real Oviedos u sulmua nga disa lojtarë të Sporting Gijonit.

Në këtë sfidë që cilësohet një derbi në Spanjë, Ovideo fitoi me shifrat 1-0 dhe festa e portierit nuk u prit mirë nga lojtarët kundërshtarë.

Në fillim, Hoan Femenias shihet duke debatuar me një prej rivalëve të tij. Më pas shtatë lojtarë të tjerë erdhën dhe e sulmuan portierin në një mënyrë të dhunshme.

Ende nuk dihet se pse ndodhi vërtet kjo ngjarje, por pas përfundimit të takimit, trajneri i Real Oviedos i kërkoi falje tifozëve dhe lojtarëve të Sporting Gijon, nëse ata janë ndjerë të ofenduar nga festa e portierit të tij.

 

VIDEO

Related posts

SFIDA NDAJ LAZIOS/ Pirlo publikon listën, katër mungesa të mëdha për “bardhezinjtë”

Delo.autor

I HIQET SHIRITI I KAPITENIT ICARDIT/ Dietmar Kuhbauer: Situata e sulmuesit ka ndikuar tek të gjithë, jemi të…

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Bayern Munich gati t’i thotë lamtumirë spanjollit pas vetëm 6 muajve, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment