Futboll Gossip

KA TË NJËJTIN EMËR SI ISH E DASHURA E TIJ/ Kush është partnerja e re e Neymar dhe historia e tyre një vjeçare

Nejmar nuk po kalon periudhën e tij më të mirë në futboll por nuk mund të themi të njëjtën gjë për jetën personale. Ylli i PSG po shijon prej mëse një viti lidhjen e tij të re me bukuroshen braziliane Bruna Biankcardi.

Nejmar dhe Bruna u panë së bashku për herë të parë kur ishin në një udhëtim në Ibiza të Spanjës gushtin e kaluar. Të pranishëm me ta kanë qenë edhe miqtë e futbollistit dhe djali i tij. Bruna dhe Nejmar u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin duke konfirmuar kështu se kanë nisur një lidhje.

Megjithatë çifti e ka mbajtur gjithmonë hermetike lidhjen e tyre dhe asnjëri prej tyre nuk ka folur publikisht. Por, së fundmi e kanë zyrtarizuar në Instagram ku nuk kanë munguar dedikimet e ëmbla për njëri-tjetrin. Pas pushimeve së bashku, dalja e tyre e radhës krah njëri-tjetrit ishte në një festë për Halloween.

Ai si Batman, ajo si një vampire e veshur me të kuqe, Bruna dhe Nej dukeshin kështu:

Pas kësaj paraqitjeje, Nejmar postoi një foto me të në Instastory teksa në rrjetet sociale qarkullonin pafund foto të tyre në Paris dhe Brazil. Në fundvit, 30-vjeçari udhëtoi drejt qytetit të lindjes ku mori me vete edhe të dashurën e tij për të takuar familjen. I pyetur për marrëdhënien e tij me Brunën, ylli brazilian deklaroi se do ta mbajë private teksa shtoi se të dy janë shumë të lumtur së bashku.

Bruna është shpërngulur në Paris ku jeton me Nejmarin teksa shkon shpesh në stadium, në ‘Parc de Princes’ për të mbështetur të dashurin e saj.

Bruna Biankardi është një influencer në mediat sociale nga Brazili. Bukuroshja brune ka lindur më 15 prill 1994 dhe aktualisht është 28 vjeç. Bruna ka studiuar për modë dhe është marrë me marketing dhe menaxhim të tregtisë elektronike për më shumë se 8 vjet.


Që kur ajo dhe Nejmar zyrtarizuan lidhjen, ndjekësit e saj në Instagram janë rritur me shpejtësi marramendëse dhe deri tani ka 1.1 milionë ndjekës. Bruna është gjithashtu mike me gruan e Lionel Mesit, Antonela Rokuzo dhe gruan e Marko Veratit Xhesika Aida.

Related posts

“The Best”/ NUK KA DYSHIME: MODRIC shpallet lojtari më i mirë i vitit (VIDEO)

Isa.Autor

ERDHI ME BUJË NË MERKATON E JANARIT/ Kallaku del në stërvitje me Partizanin, nis punën me “demat”… (VIDEO)

Delo.autor

“SHIRITI I KAPITENIT NUK KA MË TË NJËJTËN VLERËN”/ Legjenda Zoff: Ja kush duhet ta mbajë

Delo.autor

Leave a Comment