Futboll Sport

LIGA E KAMPIONËVE/ Faza gjysmëfinale starton me duelin Pep-Ançeloti, sfidohen dy “artistët” e stolit

Mançester Siti-Real Madrid do të jetë gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampioneve, në pritje të Liverpul–Vijareal, mbrëmjen e nesërme. Sfida në stadiumin “Etihad” do të jetë një duel mes dy skuadrave që për nga historia as që mund të krahasohen, por pa dyshim që dy trajnerët që i drejtojnë këto ekipe kanë bërë epokën e tyre në dy dekadat e fundit.

Pep Guardiola dhe Karlo Ançeloti do të rikthehen të sfidojnë njëritjetrin 8 vite nga përballja e parë mes tyre (edhe atëherë në një gjysmëfinale Champions-i), këtë herë për të kërkuar finalen më të rëndësishme të kontinentit të vjetër.

Dhe pavarësisht se të bësh parashikime për duelin e sotëm është e vështirë, duke parë edhe cilësinë e të dyja skuadrave, e sigurt është se në fund do të jetë një spektakël i vërtetë. Kjo pasi si Guardiola ashtu sikurse edhe Ançeloti kanë ditur të mahnitin botën me idetë e tyre, por edhe me spektaklin që pretendojnë në fushën e lojës nga ekipet që drejtojnë.

PRECEDENTËT Nëse do të flasim për precedentët mes të dyve, Pep Guardiola dhe Karlo Ançeloti janë përballur vetëm një herë në Europë, edhe atëherë për një gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve. Ishte sezoni 2013-2014 kur Reali i Madridit që stërvitej për herë të parë nga italiani i dha një leksion futbolli Bajernit të Mynihut nën drejtimin e spanjollit.

Sfida e vajtjes në “Santiago Bernabeu” përfundoi 1-0 për iberikasit, falë një goli të Benzemasë në minutën e 19-të. Ndërkohë që kthimi në Gjermani ishte edhe më i hidhur, duke qenë se djemtë e “Karletos” falë dopietave të Ramosit dhe të Ronaldos fitojnë 4-0 dhe më pas do të ngrenë edhe trofeun e Champions-it, në finalen ndaj kushërinjve të Atletikos.

Ndërkohë, Guardiola u hakmor ndaj Ançelotit në vitet që italiani u ul në stolin e Evertonit, 3 fitore në Premier Ligë dhe 1 në Kupën FA (mes viteve 2019- 2020), ndonëse për nga rëndësia dhe nga cilësia e dy skuadrave, vështirë se Pep mund të ndihet i kompletuar me bilancin ndaj kolegut të tij.

Related posts

“ISHTE REAGIM I TEPRUAR NGA CR7″/ Legjenda Del Piero: Ronaldo nuk duhej të vepronte në atë mënyrë (VIDEO)

Delo.autor

Zbulohet plani i Interit, ja destinacioni i ardhshëm i Rey Manaj

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ KOSOVËS PËR “KATAR 2022″/ Ibra do me çdo kusht golin. Ja rekordi që thyen në rast se shënon…

Delo.autor

Leave a Comment