Futboll Sport

LARGIM NGA MYNIHU? “Tremb” Levandovski: Nuk e di nëse qëndroj te Bajerni

Robert Levandovski nuk mund të mungonte në listën e golashënuesve edhe në “Klasiken” me Dortmundin. Polaku shënoi golin e dytë që i dha siguri skuadrës së tij e cila në fund fitoi dhe titullin e 32-të në historinë e klubit.

“Një fitore dhe kampion Gjermanie, kjo është gjithmonë diçka e veçantë. Duhet ta shijojmë këtë. Çdo titull është i ndryshëm, sidomos pas këtij sezoni.

Ne treguam se jemi ekipi më i mirë gjatë gjithë vitit. Të bëhesh kampion i Gjermanisë nuk është as aq e lehtë. E ardhmja? Nuk kam dëgjuar kurrë ndonjë gjë që ishte në media tani.

E vetmja gjë që di është: së shpejti do të ketë një takim. Por nuk e di se çfarë do të ndodhë. Asgjë e veçantë nuk ka ndodhur deri më tani. Të dyja palët duhet të shikojnë, situata nuk është edhe aq e lehtë për mua.

A dëshiron klubi të më mbajë mua? Për këtë duhet ta pyesni klubin”, tha polaku pas ndeshjes.

Related posts

Goditet trajneri Gunes, anulohet gjysmëfinalja mes Fenerbahce dhe Besiktas

Sadik.Autor

FTESA E PAPRITUR/ Ish-futbollisti i Barcelonës kthehet te kombëtarja e Brazilit në moshën 38-vjeçare

Delo.autor

“3 PIKËT NË TAVOLINË PROBLEM I NAPOLIT”/ Agnelli i kthehet ministrit Spadafora: Ronaldo nuk e theu protokollin

Delo.autor

Leave a Comment