Futboll Sport

MBAPE-REAL NË DYSHIM/ Sulmuesi francez i bën me dije madrilenëve kushtin për t’u transferuar

Informacionet mbi të ardhmen e Kilië Mbapesë janë bërë të përditshme dhe të gjithfarëllojshme.

Reali i Madridit dhe Paris SG-ja janë dy protagonistët kryesorë, me mediat spanjolle dhe ato franceze që kanë shkruar nga të gjitha.

Lajmi i fundit ka ardhur në programin “El Partidazo de COPE”, i cili ka nxjerrë në dritë detaje që mund të largojnë francezin me “Los Blancos”.

 

 

Sipas gazetarit Gujem Balague, mendohet se sulmuesi i PSG-së i ka kërkuar Realit 100 milionë euro më shumë se a kishte rënë dakord dhe kjo ka bërë që Reali të refuzojë menjëherë një kërkesë të tillë.

Por nga ana tjetër, gazetat në Francë kanë bërë me dije se Mbape do të vendosë përfundimisht për të ardhmen e tij pasi familja e lojtarit do të zhvillojë dy takime me Paris SG-në dhe Realin e Madridit.

Related posts

Borë e madhe në Holandë, Milot Rashica dhe Vitesse nuk e luajnë ndeshjen (FOTO/VIDEO)

Q.Autor

Guardiola zbulon trajnerin e ri të Arsenalit, është një spanjoll pa eksperiencë

Sadik.Autor

NDESHJA NDAJ KOSOVËS/ Ja pse Anglisë i nevojitet fitorja kundër “Dardanëve”

Delo.autor

Leave a Comment