Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Partizani-Kastrioti: Shpërthen festa në “Selman Stërmasi”, Bardhi dyfishon rezultatin (VIDEO)

Po luhet në “Selman Stërmasi” sfida mes Partizanit dhe Kastriotit e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore. Pas triumfit në Kupë ndaj krutanëve ditën e mërkurë, skuadra e trajnerit Skënder Gega, do të kërkojë suksesin e radhës në vetëm pak ditë.

Për të kuqtë fitorja në sfidën e sotme është detyrim për të mos humbur terren ndaj ndjeksve të Kupës, ndërkohë Kastrioti i Devollit, vjen në këtë përballje pas 2 triumfe radhazi në kampionat, duke treguar personalitet.

Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare. Trajneri Gega ka preferuar të bëjë disa ndryshime në sulm, teksa Mensah do të jetë në majë, i mbështetur nga Bardhi dhe Asani.

Mala është spostuar në mesfushë me Atandën dhe Telushën. Ndërkohë te Kastrioti trajneri Devolli ka hedhur nga minuta e parë futbollistin e huazuar nga Kukësi, Arlind Kalaja.

Në stadium është i pranishëm edhe trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi së bashku me Ervin Bulkun.

LIVE| PARTIZANI-KASTRIOTI 2-0

Telushi 52′, Bardhi 60′

KOMENTI LIVE:

63′ Zëvendësim te Kastrioti, largohet Shehu, vendin e tij e zë Taulant Marku.

60′ GOOOOL PARTIZANI 2-0. Jurgen Bardhi dyfishon rezultatin. Pas një gjuajtje mjeshtërore të Malës, topi është ndalur nga shtylla, teksa Bardhi nga brenda zonës, me portën e boshatisur, e ka pasur shumë të lehtë ta dërgojë në rrjetë. 

58′ Zëvendësim te Partizani, largohet nga fusha Mensah, në lojë Dilaver Duka, i cili bën kështu debutimin në kampionat me të kuqtë.

55′ Kastrioti provon të rrezikojë me Arlind Kalanë, por tentativa e shkodranit është devijuar në këndore.

52′ GOOOOL PARTIZANI 1-0. Bruno Telushi zhbllokon sfidën me një “perlë” nga distanca. Pas një topi të larguar me kokë nga mbrojtësit e Kastriotit, vlonjati kontrollon bukur topin me gjoks dhe lëshon një predhë me të majtën, duke përshëndetur rrjetën e  Çekrezit. 

51′ Ndreca ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Asanit.

49′ Drithërimi në portën e Partizanit. Roxher provon me një gjuajtje të rrezikshme nga distanca, vendimtare ndëhyrja e Alban Hoxhës, që devijon topin në këndore.

46′ Starton pjesa e dytë, Partizani hidhet menjëherë në sulm në kërkim të golit.

Related posts

“Çmenduria” e merkatos/ Partizani i rrëmben Kukësit sulmuesin ganez

Isa.Autor

Mitroviç mendon të thumbojë shqiptarët e Zvicrës përpara ndeshjes, ja cfarë thot për “Kurir”

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Pas aventurës në Shqipëri, ish-zv.trajneri Dinamos me detyre të re në Itali

Delo.autor

Leave a Comment