Futboll Sport

NGA NJË GOL PËR SECILËN PJESË/ Liverpool merr kryesimin, të kuqtë bëjnë detyrën në shtëpi

Liverpool ia doli të mundë 2-0 Watford, në ndeshjen e vlefshme për Premier League. Të kuqtë zhbllokuan sfidën pas 22 minutash lojë. Gomez jep një assist për Diego Jota, i cili nuk fal para porte.

Goli i sigurisë do vinte shumë vonë. Ekipi i Jurgen Klopp dyfishoi shifrat me Fabinhon, i cili ekzekuton saktë një penallti të fituar në minutën e 88-të.

Liverpool renditet në vendin e parë me 72 pikë, 2 më shumë se Manchester City e cila do zbresë në fushë pas pak minutash. Ndeshja e radhës për The Reds është pikërisht ndaj “Qytetarëve”.Watford është e 18-ta me 22 pikë. 90 minutëshi i radhës është ndaj Leeds.

Related posts

MERKATO E SUPERIORES/ Tirana afron Hotin, Dinamo skuadra më aktive. Ja të gjitha lëvizjet e kryera…

Delo.autor

E BUJSHME/ Real Madridi mposht konkurrencën e “Djajve të Kuq” për talentin 50 milionësh

Delo.autor

ANGLIA ARRITI KUALIFIKIMIN NË FINALE/ Tifozi i “3 Luanëve” e tepron me pijen, bie nga shkallët e Wembley-t (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment