Futboll Premier League Sport

E drejta televizive, më në fund United kryeson në Premier League

Manchester United do të jetë skuadra që do të marrë më shumë parà nga e drejta televizive për sezonin që do të mbyllet këtë fundjavë në Premier League, sepse sipas kompanisë që ka blerë të drejtën televizive “djajtë” mbeten skuadra më e ndjekur në Angli, edhe më shumë se Manchester City i Pep Guardiola.

Ndeshjet ku ka luajtur United janë transmetuar 28 herë live nga “BT Sport” dhe “Sky Sports”, aq sa ndeshjet e Arsenal, ndërsa City është dhënë 25 herë live…

United do të vendosë rekordin e ri të të ardhurave teksa do të marrë 170 milionë euro nga e drejta televizive, ndërsa City do të marrë 167 milionë euro.

Ndërkohë, Stoke, West Brom dhe Swansea, ekipet e rëna në Championsip, do të kenë një bazë të mirë financiare nga ku ta nisin sezonin e ardhshëm pasi do të marrin plot 110 milionë euro secila.

Kujtojmë se Premier League është kampionati që fiton më shumë parà nga transmetimi i ndeshjeve në të gjithë planetit dhe në të gjitha sportet. Kjo është renditje e të ardhurave për 6 ekipet kryesore…

1.Manchester United 170 milionë euro; 2.Manchester City 167 milionë euro; 3.Liverpool 160 milionë euro, 4.Tottenham 159 milionë euro; 5.Arsenal 155 milionë euro, 6.Chelsea 151 milionë euro.

Related posts

Serie A publikon shiritin e kapitenit, i njëjtë për të gjitha ekipet

Isa.Autor

SFIDA NDAJ SAN MARINOS PËR “KATAR 2022″/ Edi Reja: Nuk do bëj eksperimente, modulin do e vendosim duke u bazuar tek…

Delo.autor

CR7 DHE GEORGIONA PUSHIME NË JAHTIN LUKSOZ/ Portugezi mendon t’i bëjë vetes një dhuratë të veçantë

Delo.autor

Leave a Comment