Futboll Sport

SPEKTAKËL NË ETIHAD/ Mes Manchester Cityt dhe Liverpool-it fiton frika, emocione për një pikë

Gola, spektakël, emocione. Kjo është ajo që dhuroi Premier League këtë fundjavë me ndeshjen kryesore të saj mes Manchester Cityt dhe Liverpool, sfidë kjo që përfundoi 2-2.

Në pjesën e parë, Manchester City dhe Liverpool kanë dhuruar spektakël. 45 minutat e para përfunduan 2-1, me të dyja skuadrat që treguan një futboll të një niveli të lartë në Etihad.
Në minutën e katërt, një goditje e de Bruyne dhe një devijim topi i jep avantazhin ekipit të Pep Guardiolës.  Ky gol i shpejtë nuk demoralizon aspak të kuqtë, të cilën gjejnë forcën dhe barazojnë në minutën e 13-të, me portugezin Jota. Në minutën e 28-të, Phil Foden do dërgonte një krosim interesant, por topi do largohej menjëherë nga zona e rrezikshme.

Minutat e tjera do shërbenin për aksione sporadike, teksa nuk mungoi as Gabriel Jesus që konkretizoi më së miri një sulm të minutës së 37-të. Gjithçka nis nga këmbët e Cancelos, i cili jep një assist.

 

Pjesa e dytë do niste mirë për miqtë, pasi Mane do shënonte me të djathtën e tij vrasëse.  Pas pak minutash, VAR do i anulonte një gol Sterling-ut, për pozicion të parregullt.

Manchester City kryesues shkon kështu në kuotën e 74 pikëve, ndërsa Liverpool e ndjek me një pikë më pak.

Related posts

Marcelo Bielsa arrin akordin me skuadrën e ish-sulmuesit të Partizanit

Sadik.Autor

E FUNDIT/ UEFA e bën lëmsh me gjyqtarin e Angli-Shqipëri, vendos francezin e ndeshjes me Poloninë

Delo.autor

DEL VIDEO/ Koço Kokëdhima dhe stafi i Apolonisë futen në dhomat e gjyqtarëve pas barazimit në minutën e fundit

F.autor

Leave a Comment