Futboll Sport

MILAN-ASLLANI/ Zbulohen prapaskenat: Maldini ka takuar familjen e tij, i plotëson dëshirën Empolit

Mendohej se do të bëhej pasardhësi i Brozoviç te Interi, por Kristjan Asllani tashmë duket shumë pranë ngjyrave kuqezi të Milanit. Mediat italiane raportojnë për një ndryshim të situatës së mesfushorit i cili tashmë duket shumë pranë kalimit në radhët e skuadrës së drejtuar nga Pioli.

Eksperti i merkatos në Itali, Alfredo Pedulla, ka zbuluar të rejat e fundit dhe arsyet që shtyjnë Asllanin drejt Milanit. Ai shpjegon se klubi i Empolit dëshiron të mbajë lojtarin edhe një vit dhe Milani është dakord që të firmosë që tani, por të lërë Aslllanin në klubin e tij aktual që të vazhdojë të bëjë eksperiencë dhe të luajë rregullisht.

“Korsi: ‘Asllanin do të dëshironim ta mbanim për një tjetër vit’. Kjo është strategjia që po ndjek Milani, ta marrë dhe ta lërë atje. Janë edhe interi me Napolin në garë me interes të mundshëm të shumë klubeve të mëdhenj në Europë. Maldini ka folur që tani me familjen e tij”, shkruante Pedulla në një postim në rrjete sociale duke shpjeguar atë që po ndodh me mesfushorin shqiptar.

Ndërkohë, presidenti i Empolit, Korsi, ka insistuar përsëri se nuk do të ngutet për të shitur djaloshin. “E ka merituar një vend në Serinë A, na ka bindur të gjithëve dhe shpresojmë që ta kemi në dispozicion një tjetër sezon. Kemi më shumë urgjencë për të kompletuar skuadrës sesa për të mbushur arkën. Në merkato do të jemi të gatshëm për t’u mbrojtur”, tha Korsi kur u pyet për të ardhmen e djaloshit shqiptar.

Related posts

GJEN RRUGËN E RRJETËS KAMPIONAT/ Futbollisti shqiptar shënon gol në Zvicër (VIDEO)

Delo.autor

SFIDON ME FANELLËN E DJALIT TË MALDINIT/ Buffon: Tani po pres nipërit dhe mbesat… (VIDEO)

Delo.autor

Firmë në fund të merkatos/ Partizani nis bisedimet me ish-mesfushorin e Kombëtares

Isa.Autor

Leave a Comment